Instituti i Sociologjisë, Kërkimeve Demografike dhe Inovacionit
Mbledhja e të dhënave, sistemimi dhe analiza
Mbledhja e të dhënave, sistemimi dhe analiza
ISDI ofron shërbime të avancuara në mbledhjen, sistemin, analizën dhe raportimin e të dhënave, veçanërisht në fushën e shërbimeve sociale, hulumtimit dhe analizës profesionale. Përtej kësaj, instituti është i specializuar në ndërtimin e bazave të të dhënave, zhvillimin e sistemeve të komunikimit, dhe ofrimin e shërbimeve sociale dhe në fusha të përafërta. Kjo përpjekje ka për qëllim të lehtësojë punën e institucioneve publike dhe private duke siguruar një infrastrukturë efikase dhe inovative për menaxhimin, përpunimin dhe raportimin e të dhënave. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, Institutit ISDI synon të ofrojë një eksperiencë sa më cilësore dhe të përshtatshme për të gjithë institucionet dhe qytetarët, duke kontribuar kështu në përmirësimin e shërbimeve sociale në nivel komuniteti.