Instituti i Sociologjisë, Kërkimeve Demografike dhe Inovacionit
Konferenca dhe publikime
konferenca shkencore
Instituti ISDI ka ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm me institucione lokale, rajonale dhe ndërkombëtare të fushës së njëjtë apo te përafërt dhe ka bashkë-organizuar konferenca shkencore ndërkombëtare për disa vjet. Gjatë këtyre ngjarjeve, fokusi ka qenë në shkencat sociale, edukim, barazinë gjinore, të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve, politikat publike, arsimi, kultura dhe sporti, popullsia dhe migracioni, zhvillimi i qëndrueshëm dhe tema të tjera të përafërta.
Konferenca organizohet në bashkëpunim me institucione partnerë si motra, duke përfshirë pjesëmarrje nga më shumë se 200 vende të ndryshme të botës. Këto ngjarje sjellin kontribute të reja dhe risi nëpërmjet prezantimeve të hulumtimit nga specialistë të fushave të ndryshme. Organizohet çdo nëntor dhe shoqërohet nga publikimi i librave të abstrakteve, procedimeve dhe numrave të radhës të revistës shkencore, AIS/ALBSA.
Konferenca zhvillohet në vende të ndryshme të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën. Ky model i veprimtarisë shkencore të Institutit ISDI dhe institucioneve partnere synon të ndërtojë një platformë të qëndrueshme dhe të përbashkët për shkëmbim të ideve dhe përparim në fushat e shkencave sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm në përgjithësi.