‘Përmbledhje e terminologjisë së punës sociale – tekst universitar’

Me 13 Dhjetor, 2024 doli nga shtypi libri me titull ‘Përmbledhje e terminologjisë së punës
sociale – tekst universitar’ i profesorit Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi.
Ky libër është i shkruar në atë formë që ofron shpjegime epistemologjike të termave me të cilët
sot punojnë punëtorët socialë. Libri është një tekst universitar dhe është shkruar mbi bazën e
nevojave të studentëve të programit ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’ në kuadër të Fakultetit të
Shkencave Sociale pranë Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë dhe është nevojë e
domosdoshme për profilin e punëtorëve socialë të së ardhmes. Libri pasuron sfondin e
bibliotekës mbarëkombëtare e cila me këtë libër vetëm sa pasurohet dhe hyn në rrjetin e
bibliotekave të nevojshme për të cilat kanë nevojë studentët e punës sociale, sociologjisë,
psikologjisë, juridikut, edukimit, por edhe të shkencave të tjera të ngjashme.
Recensentë të librit janë: Prof. Dr. Ali Pajaziti nga Universiteti i Evropës Juglindore – Maqedoni
Veriore, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ –
Kosovë dhe Prof. Asoc. Dr. William R. Henninger IV nga Ceder Falls University of IOWA –
SHBA, parathënia është shkruar nga Vebi Mujku, përderisa redaktuara gjuhësore është realizuar
nga Prof. Ass. Dr. Flamur Maloku.
Libri është mbështetur pjesërisht nga Instituti i Sociologjisë, Kërkimeve Demografike dhe
Inovacionit – ISDI dhe komuna e Fushë Kosovës – drejtoria e kulturës.