u njoftojmë se Konferenca Ndërkombëtare dhe Ndërdisiplinore (Vjetore e 21-të) me temë “Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfidat dhe Mundësitë” do të mbahet më 22–23 maj 2026 në Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Në këtë konferencë marrin pjesë më shumë se 20 institucione partnere, përfshirë edhe Institutin e Sociologjisë, Kërkimeve Demografike dhe Inovacionit (ISDI), i cili është partner i konferencës nga viti 2022.

Konferenca përfshin 13 sesione të veçanta, sesione plenare dhe folës të ftuar nga fusha të ndryshme akademike dhe profesionale.

Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit është 22 prill 2026, ora 24:00 GMT.

Sqarojmë se dorëzimi i punimit të plotë nuk është kusht për regjistrim dhe pjesëmarrje në konferencë. Megjithatë, pjesëmarrësit që dëshirojnë të publikojnë punimin e plotë me kod ISBN në Proceedings ose me kod ISSN në revistën shkencore “Social Studies”, duhet ta dorëzojnë atë së paku 40 ditë para mbajtjes së konferencës.

Për më shumë detaje rreth konferencës dhe thirrjes për pjesëmarrje, vizitoni:
https://www.sociology.al/sq/konferenca/thirrje-p%C3%ABr-pjes%C3%ABmarrje