Ka dalur nga shtypi libri i ri “Edukimi për Qytetarinë – Për edukim, shkenca sociale dhe shëndetësore” (tekst universitar), me autorë Besim Gollopeni dhe Ferdi Kamberi. Ky botim është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar, me qëllim që të kontribuojë sadopak në forcimin e njohurive qytetare, zhvillimin e mendimit kritik, ndërgjegjësimin dhe aktivizmin qytetar për pjesëmarrje në jetën publike dhe politike dhe tematika të tjera.

Autorët shprehën mirënjohës për punën dhe angazhimin e të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë projekt, duke filluar me Fatlum Hetemin, redaktorin Arsim Murseli, lektoren Vesa Avdiu dhe Albert Zukën për dizajnin e kopertinës. Recensentë janë: Prof. dr. Ali Pajaziti, Prof. Asoc. dr. William Henninger dhe Prof. dr. Naser Zabeli.
Libri është mbështetur (pjesërisht) financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Instituti për Shkencë dhe Teknologji (INSI) dhe Instituti i Sociologjisë, Kërkimeve Demografike dhe Inovacionit (ISDI). Nga e hëna (13 tetor 2025), libri do të jetë i disponueshëm për të gjithë të interesuarit në librarinë ARTINI në Prishtinë.